Punëtorët bllokojnë rrugën

16/06/2010 12:50

Punëtoret e një firme që po punon në ndërtimin e rrugës Levan-Tepelenë bllokuan punimet duke mos lejuar edhe daljen e 30 mjeteve ne pune. Shkak i protestes se tyre është mospagesa prej një viti e pagës së tyre për punën e kryer.

Punonjesit jane të firmes nenkontraktore ‘Palmir’, e cila prej nje viti po has probleme me shlyerjen e pagesave nga ana e kompanise qe ka fituar tenderin per ndertimin e kesaj rruge.

Disa jave me pare drejtuesi i kesaj firme paditi ne prokurori kompanine Alban Tirana duke kerkuar 1.5 milione euro per punimet e kryera.

Top Channel