Pogradec, gjendet një foshnje e braktisur

16/06/2010 09:45

Një foshnje e gjallë është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit.

Fëmija i lindur ditët e fundit u gjet nga një pastruese e qytetit jug-lindor në një kazan plehrash. Ajo e ka cuar menjëhërë në maternitetin e qytetit ku tashmë foshnja ndodhet në duar të sigurta dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk dihen ende shkaqet e braktisjes së fëmijës, por mendohet për probleme ekonomike apo një lidhje të jashtëligjshme. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe personin që braktisi foshnjen.  

Top Channel