Miratohet blerja e hotel “Dajtiâ€
16/06/2010 18:40
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi blerjen e ish-hotel “Dajti” nga BSH.
Sipas Këshillit, blerja e këtij objekti është e domosdoshme nisur nga nevoja e bankës qëndrore për zgjerimin e ambjenteve të punës.
Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se ish-hotel “Dajti” ofron sipërfaqe ndërtimore, ambjente rrethuese, vendndodhje dhe vlera historike shumë të njohura.
Gjithashtu, së bashku me ndërtesën ekzistuese të selisë qëndrore, ofrohet zgjidhje afatgjatë pwr nevojat e Bankës së Shqipërisë për ambjente pune dhe një mbështetje e plotë për zhvillimin e veprimtarisë së saj.
Top Channel