Meksikë, sërish përleshje narkos-polici

16/06/2010 02:30

Narkotrafikantët trazojnë sërish qytetet meksikane. Të paktën 10 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përleshjeve mes narkotrafikantëve dhe policisë në shtetin e Taksos.

Si pasojë e përleshjeve menjëherë autoritetet vendosën mbylljen e shkollave dhe u kërkuan banorëve të zonës të shmangin daljet nga shtëpia deri në momentin kur situate t’i rikthehet normalitetit.

Në Takso kryen aktivitetin e saj kriminal një nga bandat të udhëhequra nga personi më i kërkuar nga drejtësia meksikane.

Top Channel