Kriza “fluturon” në New York

16/06/2010 15:50

Kriza tashmë njëvjecare mes shumicës dhe opozitës pritet të transferohet edhe në Pallatin e Qelqtë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York ku do te zhvillohet mbledhja e Internacionales Socialiste.

Sipas burimeve nga selia roze kreu i PS-së Edi Rama do te marre pjese ne kete takim perkrah personaliteteve si Jorgo Papandreu apo Hose Luis Zapatero të cilet pritet te jene pjesëmarres në këtë mbledhje, ashtu si përfaqësuesit e Partisë Demokratike Amerikane.

Nderkaq, grupi parlamentar i Partise Socialiste ne mbledhjen e radhes ka denuar qendrimin aktual te mazhorances qe sipas socialisteve eshte refraktar dhe bllokues dhe nuk kerkon zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi. Ne mbledhjen e grupit eshte diskutuar edhe per ndryshimet ne rregulloren e kuvendit te propozuara nga shumica parlamentare te cilat pritet te votohen ne seancen e së enjtes.

Socialistet gjate diskutimeve kane dale ne perfundimin se keto ndryshime te nderrmara ne menyre te njeanshme bien ndesh me praktikat europiane te rregulloreve te funksionimit te parlamenteve. Ky akt i shumices parlamentare eshte konsideruar si nje hap me shume drejt thelimit te krizes politike drejt institucioneve kushtetuese duke cenuar drejtpersedrejti pavaresine e tyre.

Top Channel