Grupi i PS: Mazhoranca po thellon krizën

16/06/2010 13:35

Grupi kuvendor i Partisë Socialiste e konsideron ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, propozuar nga mazhoranca si një hap tjetër drejt thellimit të krizës politike.

Në një njoftim shpërndarë për mediat pas mbledhjes së grupit, mësohet se deputetët socialistë vlerësojnë se veprimet e mazhorancës po cënojnë rëndë drejtpërsërdrejti pavarësinë e institucioneve kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme, sipas njoftimit, deputetët diskutuan me shqetësim mbi qëndrimet, sipas tyre, refraktare dhe bllokuese të maxhorancës për zgjidhjen e krizës në vend.

Top Channel