Burg pa afat autorit të shpërthimit në Sauk

16/06/2010 13:20

Gjykata e Tiranës la në burg pa afat personin e akuzuar si përgjegjës për shpërthimin e ndodhur në Sauk, ku gjetën vdekjen dy persona.

Gjatë seancës për masën e sigurisë Luan Dervishi pranoi autorësinë e krimit, duke sqaruar se kishte vënë tritol në një televizor dërguar si dhuratë familjes Xhebrahimi, ku ndodhi tragjedia.

“Kreva krimin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e xhaxhait në vitin 1997 nga Xhevdet Xhebrahimi”, tha në sallën e gjyqit Dervishi.

Nga shpërthimi i pak ditëve më parë vdiq kryefamiljari Xhebrahimi, miku i familjes Luan Brahja, si dhe u plagosën personat e tjerë në banesë.

Top Channel