Autizmi, strategji kombëtare

16/06/2010 16:45

Familjet shqiptare, të cilet kanë një fëmijë që vuan nga autizmi nuk do ta perballojnë vetëm këtë fatkeqësi.

Ministria e Shëndetësise ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për hartimin e një strategjie kombëtare ku përfshihen një sërë aktorësh, që nga ky institucion te Ministria e Financave, Arsimit por dhe Shoqata e Prindërve me Femijë Autikë.

Prej mese një viti rreth 200 femijë janë trajtuar ne qendrën e ngritur nga fondacioni ‘Femijet e mi’ qe drejtohet nga zonja Liri Berisha, por ne Shqiperi ka nje numer shume te madh  femijësh të prekur nga kjo semundje qe po perhapet shpejt ne vend.

Kjo strategji e cila duhet te perfundoje ne shkurt te vitit 2011 do te evidentoje perhapjen e kesaj patologjie ne vend, diagnostikimin ne kohe si dhe trajtimine saj ne menyre profesionale.

Top Channel