Testi i matematikës

15/06/2010 18:15

Rreth 37 mijë maturantë në gjithë vendin për 2 orë e 30 minuta kanë qendruar në bankat e shkollës për t’ju përgjigjur pyetjeve të testit të matematikës gjysma e të cilave ishin me zgjedhje dhe pjesa tjetër me zhvillim.

“I vështirë, por me vullnet dhe duke mësuar, me bashkëpunimin e zyshave nëpër konsultime them se arritën deri diku”, shprehet një maturant.

“Ishte provim i thjeshtë dhe kishte vetëm gjërat kryesore”, thotë një tjetër maturante.

Por përfundimi i provimit, në shkollën e mesme “Ismail Qemali” nuk i ka dhënë fund ankthit të të rinjve dhe i prindërve, një pjesë e të cilëve kanë qendruar jashtë kangjellave të shkollës.

Pas privimit të matematikës, në pritje të rezultatit të testit të letërsisë, maturantët do të ulen sërish në bangat e shkollës në 30 qershor, këtë radhë për provimet me zgjedhje, të cilat do t’i japin fund shkollës së mesme dhe do t’i hapin dyert e universiteteve shumicës prej tyre.

Top Channel