Syzet, aksesorët më të rëndësishëm të verës

15/06/2010 19:15

Nëse ka një aksesor pa të cilin nuk mund të bëjmë dot në këto ditë përvëluese ato janë syzet.

Më tëpër sesa një tendecë ato konsiderohen si mbrojtëse të syve nga dëmtimet që mund të shkaktojë ndriçimi i fortë diellor. Elior Bilali, mjek okulist tregon rreth asaj që ndodh me syrin që mbrohet me anë të syzeve. “Kemi te bejme me nje mbrojtje qe ne nje moshe te madhe te mos kemi keto probleme”, shprehet ai.

Specialistët këmbëngulin në përdorimin e syzeve nga mëngjesi deri në perëndim qoftë në verë apo dimër. Ardian Njehmena, një njohës i mirë i industrisë së syzeve, e lidh nevojën për të mbajtur syze, me atë që ofron mjedisi rreth nesh. “Rrezatimi eshte shume i madh dhe me mungesen e lulishteve kemi nje rrezatim nga te gjitha anet”, pohon ai.

Por kujdes! Cilësia e xhamit duhet të ketë përparësi. Okulistët këmbëngulin në përdorimin e syzeve me xhama cilësorë për t’u mbrojtur nga rrezet e dukshme dhe të padukshme si ato ultravioletë. Një material jo i çertifikuar nxit rritjen e bebëzës së syrit që në këtë rast i ekspozohet ndikimeve të dëmshme. Specialisti tregon se syzet që i gjejmë rëndom në rrugët e Tiranës sjellin edhe pasoja në gjendjen psikologjike.

“Pjesa e syzeve qe shohim ne tregje kane nje forme por me nje material shume te dobet dhe nuk dihet me cfare materialesh jane prodhuar. Kane thjesht ate ngjyren dhe nuk te mbrojne nga rrezet ultraviolete”, shton Ariani.

Pavarësisht apleve të okulistëve për të ndalur prodhimet jo te kontrolluara bota e syzeve, vazhdojne perpjekjet për të gjetur xhamin më të përshtatshëm për sytë e njerëzve. Në 2010-ën spikasin ngjyrat dhe përmasat e mëdha deri mbi vetulla. Nese një vit më parë skeletet ishin të zbukuruara me gurë të çmueshëm, sivjet stilistët janë treguar më të kujdesshëm duke i dhënë rëndesi formave. Vecanërisht këtë vit është menduar për dy kategori, adoleshentët dhe drejtuesit e mjeteve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel