Rama: Zgjidhje e krizës

15/06/2010 15:10

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka drejtuar një tjeter apel kryeministrit Sali Berisha për të gjetur një zgjidhje për krizën e rëndë politike, e cila duhet t’i hapë rrugë hetimit  duke cliruar në këtë menyre sic tha lideri opozitar transparencën e vertetë të zgjedhjeve të 28 qershorit. (UPDATE)

Në këto baza zoti Rama shprehu gadishmëri të plotë për t’u takuar me shefin e qeverisë duke i dhënë në këtë mënyrë rrugë gjetjes së konsensusit të përbashkët.

“Hap kutitë, liro vizat dhe cliroje ekonominë e mos ki frikë nga transparenca se të vërtetën e kanë marrë vesh të gjithë ashtu sikurse e di edhe ti vetë”, u shpreh Rama.

Kreu i Partise Socialiste ka theksuar se kriza ekonomike lidhet pashmangshmerisht me kutite e mbyllura, ne te cilet sipas tij fshihet masakra elektorale qe ka prodhuar nje qeveri te deshtuar dhe te pavotuar nga shqiptaret.

“Një zgjidhje që është triumf i interesit publik, një zgjidhje që i duhet sot Shqipërisë që sot të clirohet nga  kufijtë ku mbetet e mbyllur si e fundmja në rajon për shkak të keqqeverisjes”, u shpreh Rama.

Fjalen e tij kryesocialisti e nisi me nje falenderim ndaj apelit te fundit te bere gjate mbledhjes se Ministrave te Jashtem te Bashkimit Europian per zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi. Sipas zotit Rama kjo tregon per nivelin e larte ku ka arritur te diskutohet kriza politike shqipetare , nje moment ky qe per liderin e opozites duhet te sjelle reflektim te kryeministrit Berisha.

Top Channel