Qeveria: Vizat, përshëndesim vlerësimin

15/06/2010 15:35

Qeveria shqiptare përshëndet vendimin e Këshillit  të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, marrë dje në Luksenburg,  ku u rikonfirmua  vullneti për mbështetjen e procesit të liberalizimit të vizave me Shqipërinë.

Nëpërmjet zëdhënëses Majlinda Bregu, qeveria shqiptare siguron forumet e larta vendimarrëse në BE  se do të përmbushë me seriozitet maksimal edhe detyrimet e fundit,  për të finalizuar me sukses dhe sa më parë, aspiratën e madhe të të gjithë shqiptarëve: levizjen e lirë në Evropë.

“Qeveria shqiptare vlerëson gjithashtu qëndrimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së për zgjidhje të ngërçit politik në Shqipëri  në bazë të parimeve kushtetuese, duke  garantuar  se kuadri ligjor dhe institucional i vendit  mundëson  transparencë të plotë të çdo dokumenti apo çështjeje në diskutim”, u shpreh Bregu.

Top Channel