Gjeniu shqiptar i neuroshkencave

15/06/2010 17:00

Ne konkursin nderkombetar te Neuroshkencave qe do te zhvillohet ne gusht te ketij viti ne San Diego te Kalifornise, Italia do te perfaqesohet nga i riu shqiptar Klajdi Zeneja.

Gjimnazisti me origjine nga Elbasani e me banim prej pese vjetesh ne Itali, fitoi Olimpiaden kombetare duke mundur 14 konkurentet e tjere te zgjedhur nga i gjithe vendi.

Te rinjte iu pergjigjen pyetjeve te nje jurie teper te specializuar dhe diskutuan mbi organizimin dhe komunikimin mes neuroneve, per proçeset e kujteses, funksionimin e kores se trurit e per origjinen e semundjeve qe e prekin ate.

18 vjeçari shqiptar, i cili deshiron te behet mjek neurolog pas studimeve universitare, u vleresua per angazhimin dhe njohurite e tij te gjera. Sfida e tij me e afert eshte konsursi ne Shtetet e Bashkuara, ku Klajdi do çoje dhe pak Shqiperi.

Top Channel