Fier, rrezik nga gazi natyror

15/06/2010 16:40

Prej dy muajsh një pus në Fier është duke nxjerre gaz natyror ne sasi te medha.

Te ky pus humbi jetën i asfiksuar edhe një inxhinier i reparteve te avarive. Ai kishte shkuar per te bllokuar rrjedhjen e gazit por vdiq i asfiksuar.

Prej dites se aksidentit dhe deri me tani rrjedhja e gazit nuk eshte ndalur ndersa Albpetrol eshte kujdesur vetem per te rrethuar me nje shirit plastik zonen e rrezikshme. Banoret e zones thone se nuk mund te marrin dot prodhimet e tokave te tyre per shkak se rrezikohen te asfiksohen.

Pusi eshte nje nga puset e fondit te ndalur dhe fatmiresisht deri me tani nuk ka shperthyer ndonje zjarr. Por temperaturat e larta dhe afrimi i stines se zjarreve e rrit shume edhe kete rrezik.

Top Channel