Elbasan, ekzekutim në një sallë interneti

15/06/2010 00:05

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit rreth orës 22:30 të mbrëmjes së hënë teksa një person u ekzekutua me dhjetë plumba pistolete pranë vendit të quajtur Kryqëzimi i Cërrikut.

Sipas uniformave blu të qytetit të Elbasanit, viktima është shtetasi Saimir Binjaku, i njohur si pronar i një hoteli. Ai u qëllua për vdekje me 10 plumba në trup me anë të një pistolete të pajisur me silenciator në një sallë interneti.  

Ende nuk dihen autorët e ngjarjes së rëndë, por policia njofton se viktima është me precedentë penalë dhe se disa vjet me parë është ekzekutuar edhe i vëllai i tij.

Top Channel