Durrës, prishen tendat e tregëtarëve

15/06/2010 23:05

Bashkia e Durrësit ka prishur tendat e disa tregëtarëve ambulantë në zonën e plazhit të qytetit.

Aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor është kryer për të liruar trotuaret të cilët ishin bllokuar nga tezgat e këtyre tregëtareve.

Ky vendim i inspektoriatit ka sjellë revoltimin e tregëtarëve. Një nga këta tregëtare është edhe Lumturi Çela, e ëma e njërit prej konkurentëve të Big Brother 3, Klodit, e cila është detyruar të lërë qytetin e Lezhës dhe të zhvendoset në Durrës dhe kjo tezgë për të është i vetmi burim të ardhurash.

Pas prishjes së 3 tendave dhe reagimit të shitësve, Inspektoriati Ndërtimor është detyruar të ndërpresë aksionin. Mësohet se drejtuesit e inspektoriatit ndërtimor kanë kërkuar ndihmën e policisë së rendit për vazhdimin e aksionit në ditët e ardhshme.

Top Channel