Dublohet KLSH, krijohet Inspektimi Financiar

15/06/2010 08:50

Inspektorët financiarë do të jenë kontrollorët e ardhshëm për shpenzimet që kryejnë institucionet, qendrore dhe vendore.

Objekt kontrolli do të jenë edhe firmat private që kanë lidhur kontrata me shtetin për punë të ndryshme.

Në këtë mënyrë tentohet të dublohet aktiviteti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili me Kushtetutë, i kryen të gjitha funksionet që parashikon projektligji i ri “Për inspektimin financiar publik”.

Drafti është miratuar në qeveri dhe pret votimin e deputetëve në Parlament. Ndërkaq, gazeta “Shqip” mëson se pritet të mbërrijë në Kuvend një tjetër projektligj që ka të bëjë me auditin e brendshëm, një tjetër strukturë kontrolluese, në varësi të Financave.

Top Channel