Burrel, gjenden të mbytur dy vëllezër

15/06/2010 17:40

Gjenden të mbytur në rezervuar dy vëllezër në fshatin Derjan të Burrelit. Bëhet fjalë për Ervin dhe Enkel Xhetani, 23 dhe 25 vjeç.

Ata u gjetën të pajetë nga banorët e fshatit.

Ngjarja e rëndë mendohet të ketë ndodhur rreth orës 14:35.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje, ka nisur hetimin.

Top Channel