Berisha, optimist për vizat

15/06/2010 15:20

Pak kohë pasi Brukseli i kërkoi Shqipërisë të përmbushë edhe tre detyrime të tjera për liberalizimin e vizave, kryeministri Sali Berisha deklaroi se 2 prej tyre jane permbushur plotesisht.

Një ditë më parë, Ministria e Brendshme ka bërë funksional urdhrin për shtimin e punonjësve të policisë kufitare, ndërsa, brenda këtyre 24 orëve Ministria e Financave do të lëvroje fondin për shtimin e kapaciteteve të sistemeve TIMS dhe MEMEX, nëpërmjet të cilave shkembehet on line brenda dhe jashte vendit informacioni per hyrje-daljet ne kufi dhe analizohet informacioni per kriminalitetin.

Kerkesa e trete, strategjia per trajtimin e personave te kthyer nga vendet Shengen, nese shkelin aftin 90 ditor te qendrimit atje, ka nevoje sipas kryeministrit Berisha per nje parashikim financiar. Gje qe duhet te ndodhe brenda ketyre tre diteve.     

“Eshte jashtezakonisht e rendesishme, qe secila agjensi, deri te premten, kur duhet ta dorezojme ne Bruksel, te kostoje perafersisht, cfare buxheti parashikon se i duhet per te perballuar kete fenomen dhe ketu do te behet c’te jete e mundur per rialokime te brendshme, dhe keto jane te mundshme. Ne rast se rialokimi do te jete i pamjaftueshem, qeveria do te nderhyje me fonde te tjera”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha i kerkoi Ministrise se Brendshme te zgjeroje ne televizionet lokale fushaten informuese per liberalizimin e vizave.

“Te kete informacion te plote dhe te mos ndodhe qe njerezit te mendojne se mund te qendrojne jashte afatit te percaktuar 90 ditor qe te mos komplikojne as veten e tyre me nje arrest te pamerituar”, tha Berisha.

Ne Korrik, Shqiperia pret te marre vleresimin e inspektoreve qe do te vijne nga Brukseli, te cilet do te percaktojne, nese Shqiperia i ka permbushur plotesisht kriteret per heqjen e vizave.

Top Channel