Avari në linjën 220 kw/orë, Tirana në terr

15/06/2010 23:30

Një defekt i rëndë në nënstacionin 220 kw/orë shkakton ndërprerjen e energjisë në shumë zona të Tiranës.

Sipas OSSH-së, avaria e ndodhur shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në Medrese, Zog të Zi, Laprakë, Mëzez, Uzina Dinamo, Dajt, Kinostudio e Valias.

Njoftohet se OST po punon për riparimin e avarisë dhe për të rikthyer energjinë elektrike në zonat e lëna në errësirë.

Top Channel