Stafi i ambasadës amerikane dhuron gjak

14/06/2010 16:55

Apelit të Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak i janë përgjigjur edhe punonjësit e ambasades së Shteteve te Bashkuara të Amerikës në Tiranës.

Zëvendës/ambasadorja amerikane Debora Xhons ka vleresuar kete nisme qe u vjen ne ndihme cdo qytetari ne nevoje.Ndersa presidenti i Kryqit te Kuq shqiptar Shyqyri Subashi theksoi numrin ne rritje te dhuruesve vullnetare nga vit ne vit .

Ne Diten Boterore te Dhurimit te gjakut ministri i Shendetesise Petrit Vasili theksoi ndergjegjesimin e qytetareve per te dhuruar gjak pasi tashme 80 % e gjakut grumbullohet nga dhurimet  cka e ben ate me te sigurte per pacinetet ne nevoje. Per here te pare Ministria e Shendetesise merre masat per te siguruar gjak per sezonin veror kur dhe rritet numri i traumave dhe qytetaret jane me pushime dhe nuk ofrohen per ndihmne ne rast nevoje.

Vasili garantoi se nuk do te kete me qytetare qe vihen para veshtiresise per te siguruar gjak per te afermit e tyre me hapat qe po ndermerren ne shendetesi.

Top Channel