Shpërthimi në Sauk, një atentat

14/06/2010 10:50

Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj deklaroi se ngjarja në Sauk ku mbetën të vdekur dy persona dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrjeje, ndërsa në pranga është vënë një person.

Në një konferencë për shtyp, një ditë pas shpërthimit, Vocaj njoftoi se është arrestuar Luan Dervishi, i cili është nipi i Naim Dervishit, që mendohet të jetë ekzekutuar vite më parë nga Xhevdet Xhebrahimi, kryefamiljar i banesës ku ndodhi ngjarja.

Vocaj njoftoi se Dervishi ka paraqitur si dhuratë për Xhevded Xhebrahimin televizorin ku ishte vendosur sasia e eksplozivit, ndërkohë që autori i krimit Luan Dervishi akuzohet për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të lëndëve shpërthyese.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar në familjen Xhebrahimi. Eksplozivi i vendosur ne nje televizor ka shperthyer ne momentin qe tekniku po e vinte ate ne funksion. Luan Brahja, qe ishte edhe teknik televizoresh dhe i aferm i familjes Xhebrahimi ka gjetur vdekjen e menjehershme, dhe bashke me te edhe kryefamiljari Xhevdet Xhebrahimi, i cili ishte shume afer vatres se shperthimit. Te plagosur rende mbeten anetaret e tjere te kesaj familjeje, Fatbardha Xhebrahimi, 65 vjec, si edhe dy femijet, Shpresa e Altin, qe ndodhen ne Spitalin Ushtarak te Tiranes.

Te plagosurit kane ne trupat e tyre edhe sende te ndryshme qe u jane ngulur ne trup si pasoje e forces se shperthimit.

Top Channel