Shpërthimi në Sauk, ndalohet një person

14/06/2010 10:00

Policia e Tiranës ndaloi sot një person të dyshuar për shpërthimin në Sauk, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën tre të tjerë.

Sipas hetimeve të deritanishme, shpërthimi ndodhi për motive hakmarrjeje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar në familjen Xhebrahimi. Eksplozivi i vendosur ne nje televizor ka shperthyer ne momentin qe tekniku po e vinte ate ne funksion. Luan Brahja, qe ishte edhe teknik televizoresh dhe i aferm i familjes Xhebrahimi ka gjetur vdekjen e menjehershme, dhe bashke me te edhe kryefamiljari Xhevdet Xhebrahimi, i cili ishte shume afer vatres se shperthimit.

Te plagosur rende mbeten anetaret e tjere te kesaj familjeje, Fatbardha Xhebrahimi, 65 vjec, si edhe dy femijet, Shpresa e Altin, qe ndodhen ne Spitalin Ushtarak te Tiranes.

Te plagosurit kane ne trupat e tyre edhe sende te ndryshme qe u jane ngulur ne trup si pasoje e forces se shperthimit.

Top Channel