PS padit Berishën

14/06/2010 16:30

Përmes deputetit Saimir Tahiri, Partia Socialiste ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme padinë ndaj kryeministrit Sali Berisha.(UPDATE)

Opozita akuzon kreun e qeverise se rreth dy vjet me pare kercenoi me jete deputetin Taulant Balla, nje padi qe vjen pas asaj te Partise Demokratike ndaj deputetit Tom Doshi.

“Jam në emër të grupit të PS-së për të dorëzuar kallezim penal ndaj kryeministrit per kanosje për shkak te detyres dhe fyerje për shkak të detyrës ndaj Balles bere ne vitin 2008. Ne kemi paraqitur të gjitha ankesat tona dhe shumë kallëzime penale ndaj kryeministrit”, theksoi Tahiri.

Kjo padi ishte njoftur që përpara një jave nga vetë deputeti Taulant Balla, atë ditë që grupi demokrat bëri padi penale ndaj deputetit socialist Tom Doshi për kanosje ndaj deputetit Gent Strazimiri.

Top Channel