Mjeku i shpeton atentatit

14/06/2010 16:45

Nje mjek i ka shpëtuar atentatit, në ambientet e spitalit Ushtarak të Tiranes.(UPDATE)

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth ores 11 te paradites se te henes. Shtetasi Besnik Nikoci që ndodhej pavionin e specialiteteve në Spitalin Ushtarak ka nxjerrë pistoleten, pa bere debate me mjekun dhe ka qelluar ne drejtim te tij. Per fat te mire, mjeku Besim Lame, i specializuar ne kurimin e gjendrave tiroide, ka mundur te levize me shpejtesi kur ka pare armen qe po i drejtohej dhe i ka shpetuar plumbave.

I gjithe pavioni eshte perfshire nga paniku, pasi ka degjuar te shtenat e pistoletes, kjo edhe duke shtuar faktin se ky pavion eshte i mbipopulluar. Autori kur nuk ka arritur ta realizoje krimin qe kishte menduar e ka zbrazur te gjithe pistolketen e tij duke qelluar ne ajer dhe me pas eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Policia ka shkuar menjehere dhe ka nisur hetimet, nga ky nxorri nje perfundim, se nuk ka nje tentative vrasjeje, per shkak te detyres se mjekut, por arsye te nje konflikti personal.

Besnik Nikoci eshte shpallur ne kerkim nga policia e cila eshte vene ne ndjekje te tij, duke ngritur postblloqe ne hyrje dalje te Tiranes, si edhe duke ushtruar kontroll te banesa e autorit te krimit dhe e te afermve te tij.

Policia ka deklaruar se do te kryeje edhe hetime ne lidhje me menyren se si hyri ne nje ambient ushtarak nje person i armatosur. Hetimit te policise, i eshte bashkangjitur edhe sherbimi informatiov ushtarak, pasi spitali ndodhet ne varesi te ministries se mbrojtjes.

Top Channel