Ethet hemorragjike në Kukës

14/06/2010 11:45

Në qarkun e Kukësit sëmundja e etheve hemorragjike po përhapet me hapa të shpejtë.

Vetem brenda harkut kohore prej tri javësh janë prekur me kete semundje vdekjeprurese 10 banore ku njeri prej tyre ka gjetur edhe vdekjen.

Te prekurit me ethe hemorragjike janë kryesisht nga zonat e thella rurale por gjate dy diteve te fundit kjo semundje vdekje prurese eshte perhapur edhe ne rrethinat e Kukesit.

Sëmundja eshte e rrezikshme nese nuk kurohet. Nje grua nga fshati Zgjegj i komunes Golaj ne Has, per shkak te mungeses se mjekimit ne kohe humbi jeten ndersa ndodhej ne spitalin e Prishtines.

Top Channel