Berisha: Rama ka rënduar biznesin e vogël

14/06/2010 13:40

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryebashkiaku Edi Rama ka shumëfishuar taksa dhe ka shpikur një sistem të ri fiskal duke rënduar sidomos biznesin e vogël.

Duke folur në mbledhjen e deputetëve demokratë, Berisha theksoi se opozita flet për borxhin, ndërsa deklaroi se qeveria e ka gjetur borxhin në nivelin 72 përqind të prodhimit të brendshëm dhe sot është 59 përqind.

Kryeministri përmendi edhe reformat ekonomike në mbledhjen e grupit, duke theksuar se rritja e re ekonomike është më e madhe së në vitin 2009.

Sërish Berisha përmendi rritjen e pagave dhe pensioneve në 1 korrik, shtesë që e kalon 2 deri në 7 herë inflacionin.

“Në 2005 pagat i gjetëm me 230 dollarë dhe në vitin 2010 po arrijmë në shifrën e 500 dollarëve”, u shpreh Berisha.

Top Channel