Ashton: Presim zgjidhjen e krizës

14/06/2010 19:15

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Cathernie Ashton ka deklaruar se Unioni pret nga liderët shqiptarë që të zgjidhin sa më parë krizën politike.

Duke folur nga Luksemburgu, ku u zhvillua një mbledhje e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, Ashton ka theksuar se Shqipëria duhet të hyjë në rrugën e integrimit.

“Të gjithë jemi të interesuar të shohim se c’do të ndodhë me nismën e Daul dhe Schultz. Ne duam të arrijmë në një zgjidhje, sa më parë. Duam që Shqipëria të jetë në rrugën e BE”, ka pohuar Ashton.

Zyrtarja e lartë evropiane i ka bërë thirrje lidershipit shqiptar që të angazhohet seriozisht për zgjidhjen e ngërcit, duke nënvizuar se BE pret progres nga Shqipëria.

“Cështjet me të cilat ne duam që liderët shqiptarë të merren janë ato që zgjidhin krizën. Duam të shohim progres. Ka patur një nxitje të fortë nga BE ndaj liderëve politikë shqiptarë”, ka theksuar Ashton, duke rikonfirmuar perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Top Channel