“Gërdeci”, dëshmon drejtori i MEICO-s

14/06/2010 15:20

Drejtori aktual i MEICO-s, Viktor Leka ka deshmuar para gjykates se Tiranës per llogari te procesit ndaj 29 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit.

Funksionari qe zevendesoi ne kete post Ylli Pinarin, deklaroi se kompania Albademil i detyrohet MEICO-s 400 deri ne 500 mije dollare.

Ky borxh, argumentoi deshmitari eshte mbledhur pas tragjedise se Gerdecit ku Albademil duhej te derdhte shumen pas demontimit te municioneve sipas kontrates.

Por qe pas bllokimit te llogarive bankare te Albademil, shuma nuk u depozitua cka i shton borxhet e Albademil, e cila nga nje vendim i Gjykates se Tiranes duhet t’i paguaje edhe uzines se Gramshit 2, 4 milione leke per demontimin e rreth 14 mije predhave.

Para gjykates deshmoi edhe asistenja e Ylli Pinarit, e cila konfirmoi para gjykates nje takim mes Ylli Pinarit dhe Mihal Delijorgjit por pa dhene detaje te metejshme pasi sipas saj ky takim ishte kryer koke me koke.

Nderkohe kjo seance nuk u monitorua sikurse seancat e meparshme nga vezhguesi i misionit te Bashkimit Europian per drejtesine “Euralius” pasi sipas burimeve se shpejti Euralius perfundon misionin e tij ne Shqiperi dhe pritet qe ne raportin e vet te kete edhe qendrimin e vet per menyren si eshte zhvilluar procesi i Gerdecit.

Top Channel