Shërbimi shëndetësor, të gjithë ankohen

12/06/2010 15:10

Studimi i fundit demografik dhe shëndetësor i kryer në Shqipëri për vitet 2008 -2009, nga Instituti i Statistikave tregon se pothuajse 87 përqind e femrave shqiptare  dhe 80 përqind e meshkujve raportojnë të paktën një problem me marrjen e kujdesit shëndetësor.

Problem më i zakonshem është pagesa nën dorë. Rreth 56 perqind e femrave  dhe 63 perqind e meshkujve te intervistuar nga INSTAT thone se shqetesim per ta eshte dhenia e parave per te perfituar nje sherbim shendetesor.

Nderkohe mbi 55 perqind e popullsise thote se ka ‘shqetësimin se nuk ka furnizim ose pajisje në dispozicion per te kryer nje vizite mjekesore. Shqetesim mbetet edhe mungesa e e ilaceve. Sipas INSTAT  per te kete ze ankohen mbi 50 perqind  e popullsise. Me shqetësimin dhe se ‘nuk ka staf shëndetesor në dispozicion’ jane pergjigjur 50 perqind e femrave edhe 45 përqind e meshkujve.

Nderkohe panorama te zymte jane te dhenat per sigurimin shendetesor. Sipas studimit te INSTAT 79 dhe 71 përqind perkatesisht e femrave dhe meshkujve ne Shqiperi thone se nuk janë të mbuluar nga asnjë lloj sigurimi shëndetësor. Në Shqipëri thuhet është e përhapur pagesa ‘nën dorë’ për kujdesin shëndetësor.

Pothuajse 29 përqind e femrave dhe 26 përqind e meshkujve që vizitojne një shërbim shëndetësor publik iu është propozuar që të bëjnë një pagesë informale për kujdesin shëndetësor. Mbi 60 perqind e shqiptareve te pyetur raportuan se gjatë 12 muajve të fundit se paguan për kujdesin mjekësor që duhet ta marrin falas.

Midis atyre që paguan për kujdesin mjekësor, arsyeja që raportohet më shpesh është marrja e shërbimeve me cilësi më të mirë. Trembëdhjetë përqind e femrave dhe meshkujve besojnë se shëndeti i tyre ka rënë ‘shumë’ ose ‘disi’ në 12 muajt e fundit për shkak të problemeve që lidhen me pagesën për kujdesin mjekësor dhe më tej 14 përqind e grave dhe 9 përqind e burrave mendojnë se shëndeti i tyre ka rënë “pak.”

Top Channel