Rama: Gjendja ekonomike, e rëndë

12/06/2010 13:05

Kryetari i Partisë Socialiste shprehu sërish shqetësimin për gjendjen ekonomike në të cilën është futur vendi si dhe njoftoi përgatitjen e një manovre huaje të brendshme, që sipas  tij do të ketë pasoja të pallogaritshme.

“I bëj thirrje Berishës, Ridvanit dhe Fullanit që të rishikojnë politikat ekonomike dhe të mos luajnë me zjarrin e me qëndrueshmërinë ekonomike të këtij vendi, sepse Shqipëria do të jetë këtu edhe kur të ikë qeveria”, u shpreh Rama.

Kreu socialist theksoi se receta e përdorur deri më tani nga qeveria është shkatërruese për ekonominë.

Në përvjetorin e 19-të të krijimit të PS-së, Rama theksoi se sfida që ka në rrugën drejt fitores kjo parti është e vështirë, por me kontributin e të gjithëve objektivi do të arrihet.

Top Channel