Mediu: Ndryshime në sistemin zgjedhor

12/06/2010 12:50

Në asamblenë rajonale në Fier, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu foli për ndryshimet në sistemin zgjedhor.

Sipas zotit Mediu ndryshimet duhet të bëjnë të mundur që cdo subjekt politik të përfaqësohet në Parlament me anë të votave të marra ditën e zgjedhjeve.

“Sistemi aktual proporcional me bazë qarku, favorizon koalicionet dhe partitë e mëdha. Partitë e vogla akuzuan sistemin për daljen e tyre nga parlamenti”, tha Mediu.

Zoti Mediu, i cili në zgjedhjet e fundit rrezikoi pjesmarrjen e tij në Kuvend, u shpreh edhe për rëndësinë e procesit të numërimit. Sipas kryetarit të Partisë Republikane, numërimi bën transparencën e peshës reale që cdo parti ka në elektorat.

Top Channel