Gjirokastër, protesta e studentëve

12/06/2010 18:20

96 studentë të vitit të tretë të degës Infermieri pranë Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër kanë ndërprerë mësimin prej 4 ditësh. Arsyeja e grevës është formati i diplomës që pritet t’ju dorëzohet.

Sipas vetë studentëve, dokumenti që do të marrin në fund të kursit tre vjeçar të studimeve, është vetëm një çertifikatë e cila nuk ka as fotografi dhe as titullin e infermierit.

Studentët pretendojnë se nuk janë pjesë e sistemit të Bolonjës pasi i kanë nisur studimet gjatë kohës që ende ka qenë në fuqi sistemi i vjetër.

Kërkesa i është parashtruar përmes një peticioni Ministrit të Arsimit, ndërsa mësimi  nuk do të rifillojë deri në marrjen e një përgjigjeje.

Rektori i universitetit “Eqrem Cabej” mbas një takimi të zhvilluar me studentët i ka sqaruar ata se vërtetimi që do të marrin në fund të vitit shkollor, ju jep atyre të drejtën të ushtrojnë profesionin e infermierit pavarësisht faktit se nuk kanë një fotografi apo një format ashtu siç ata pretendojnë.

Top Channel