Vijon fushata e dhurimit të gjakut

11/06/2010 16:30

Për të shtatin vit radhazi punonjësit e bashkise së Tiranës dhurojne gjak, në ndihme të femijëve talasemikë, të cilët pa këtë element të rëndësishem nuk mund të jetojnë.

Kryetari i Bashkise së Tiranes u ben thirjje te gjithe institucioneve te kontribuojne per t’i ardhur ne ndihme kujto qe nje dite vuan ankthi per te gjetur gjetur gjak per femijen,familjarin apo te afermin e tij.

“Prej 7 vitesh ne dhurojmë gjak, duke shtuar numrin e dhuruesve dhe synojmë që të japim këtë ndihmë modeste, këtë shembull që duhet të ndiqet edhe nga institucione të tjera”, u shpreh Rama.

Punonjesit e Kryqit te Kuq te cilet kane nisur kete fushate sensibilizmi qe ne 1 qershor per ta finalizuar ate ne 14 qershor ne diten boterore te dhurimit te gjakut u bejne apel qyetareve te dhurojne gjak pasi nuk demton, po perkundrazi ben mire per shendetin e tyre .

Top Channel