Rreth e qark botës e vetme, zhduket 16 vjeçarja

11/06/2010 03:25

16 vjeçarja amerikane e cila nisi udhëtimin me varkë me velë rreth e qark botës e vetme për t’u future në Guinness si më e reja që kryen këtë udhëtim, u raportua e humbur ditën e enjte prej familjarëve të saj.

Vendndodhja e fundit e raportuar e Abi Sanderlend ishte në Oqeanin Indian, 2 mijë milje në linde të Madagaskarit, 200 mijë milje në perëndim të Australisë dhe 500 milje në veri të ishujve francezë të Antarkditës.

Familja kërkoi ndihmë prej autoriteteve amerikane të cilat bashkë me ato australiane dhe franceze kanë nisur kërkimet për gjetjen e adoleshentes amerikane. Megjithatë shpresat për gjetjen e saj janë të pakta pasi autoritetet njoftojnë se mbërritja në vendin ku është raportuar për herë të fundit Abi nuk pritet të ndodhë para ditës së shtunë.

Top Channel