Rama: Brukselit po i soset durimi

11/06/2010 15:35

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është rezervuar të komentojë draftin e dy grupeve kryesore në Parlamentin Europian per zgjidhjen e krizes ne Shqipëri te konfirmuar nga zëvendëskryetari i delegacionit per Ballkanin Viktor Bushtinaru.(UPDATE)

Kryesocialisti eshte mjaftuar te pohoje se humbja e durimit nga ana e nderkombetareve eshte paralajmeruar me pare nga opozita, e cila sipas tij eshte shprehur qe ne krye te heres per gjetjen e kompromisit mes dy grupimeve te mëdha.

“Unë e kam thënë që ka një afat dhe përtej atij afati duhet të ketë zgjidhje për të mos pasur pasoja për vendin”, u shpreh Rama.

Kryetari i Partise Socialiste megjithate ka folur qarte persa i perket hetimit te zgjedhjeve i cili nuk mund te kryhet sipas tij ne nje afat te kushtezuar kur dihet se kuvendi i Shqipërise e mbyll sesion dikur ne mes te muajit korrik.

“Zgjedhjet nuk kanë lidhje me kampionatin botëror dhe hetimi i tyre nuk ka këtë afat”, u shpreh Rama.

Gjate bashkebisedimit me gazetaret kryetari i Partise Socialiste u ndal gjate ne ate qe e quajti krizen ekonomike qe ka vene poshte familjet dhe sipermarrjet private shqiptare. Sipas liderit te opozites pergjegjes per kete situate eshte keqqeverisja aktuale e cila eshte mbytur per zotin Rama ne korrupsion dhe konflikt interesi te shoqeruara me paaftesine e nje kabineti qe po con ne gremine te gjithe ekonomine e vendit.

“PS është e gatshme të merret vesh për të mirën e vendit, për të dalë nga kjo gjendje dhe për të ecur përpara në clirimin e ekonomisë nga kriza, për të shkuar drejt liberalizimit të vizave dhe drejt vendosjes së bazave të demokracisë, ku të ketë barazi para ligjit.Rikonfirmoj vullnetin e plotë për një kompromis që i hap rrugën transparencës”, theksoi Rama.

Top Channel