Po zhduket liqeni i Prespës

11/06/2010 16:40

Nga viti 1980 deri më sot niveli i ujit të liqenit të Prespës ka rënë me tetë metra. Studiuesit e Akademisë së Shkencave në një takim ne rektoratin e Tiranes thane se kjo renie drastike po shkakton të gjithë eko-sistemin ujor dhe po con në zhdukjen e këtij liqeni.

Studiuesit mendojne se renia nivelit te ujit ne liqen eshte nje cikel natyror qe perseritet cdo 150 vjet. Renia ujore e cila ka nisur qe prej vitit 1987 ka bere qe te dali ne pah ne 2007 nje konstruksion nenujor, por edhe te mendohet per shpella nenujore permes se ciles kanalizohet rrjedhja e ujit.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka kerkuar qe te shihet mundesia e formimit te nje komisioni ndershteteror dhe te nderhyhet pasi te behen studime te plota.

Rritja e temperaturave dhe mungesa e reshjeve te debores ka ndikuar ne zvogelimin e siperfaqes ujore te ketij liqeni, i cili pritet te futet tek zonat e mbrojtura edhe pse kete fenomen njeriu nuk mund ta frenoje.

Top Channel