Itali, sekuestrohet gomonia, kapet skafisti shqiptar

11/06/2010 11:35

Kapen 35 klandestinë në brigjet e Leces në Itali, të cilët po tenonin të hynin ilegalisht në këtë vend.

Rojat bregdetare pikasën mjetin 10 milje larg bregut, ndërsa në të udhëtonin shtetas nga Pakistani, Irani e Afganistani. Policia arriti të arrestonte pak minuta më vonë edhe skafistin shqiptar.

Klandestinët u shoqëruan në një qendër refugjatësh dhe pas pak kohësh do të riatdhesohen në vendet e tyre.

Top Channel