Homazhe për Gjergj Zhejin

11/06/2010 13:45

Ai ishte njeriu i shqipes. Studiuesi dhe shqipëruesi Gjergj Zheji u nda nga jeta pasditen e 10 qershorit në moshëm 84-vjeçare dhe miqë, kolegë e të afërm, rrëfejnë se ai pati ende shumë për të thënë.

Në homazhet e mbajtura për t’i dhënë lamtumirën e fundit, qenë të shumtë njerëzit që u përkulën në nderim të tij, njerëz të letrave, artistë e politikanë.

Studiuesi Zheji u nderua edhe nga krerët më të lartë të shtetit. Presidenti i Republikës Bamir Topi vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të tij në kulturën shqiptare.

“Zheji ishte një studiues me vlera të jashtëzakonshme dhe mbetet një pikë e fortë referimi për breza që do të vijnë”, tha Topi.

Ndërsa kryeministri Berisha deklaroi se Zheji i përkiste elitës së letrave shqipe dhe me punën e tij bëri të flasin në gjuhën tonë kryevepra të letërsisë botërore.

Gjergj Zheji përpos shqipërimit të kryeveprave botërore, në veprimtarinë e tij ka spikatur me një sërë shkrimesh kritike, ndërsa mund të veçohen studimet për metrikën shqipe dhe studimet për folkorin tonë.

Top Channel