Cërrik, pa pagë prej 6 muajsh

11/06/2010 15:20

Punëtorët e stacionit të duhanit në qytetin e Cërrikut nuk kanë marrë pagën prej gjashtë muajsh. Shkak për këtë duket se është bërë mos celja e fondit. Punonjësit kërkojne marrjen e pagave pasi ky eshte i vetmi burim financiar dhe me këtë punë mbajnë familjen.

Sipas pergjegjesit te stacionit te duhanit problemi i ngritur nga punetoret eshte i drejte por brenda pak diteve pritet qe pagat te merren.

Punonjesit e ketij sektori nuk e dine nese jane te siguruar apo jo dhe paguhen per 5 ore nderkohe punojne me nje orar edhe me te zgjatur. Por zyrtarisht te ditur se po punohet qe keta punëtore te paguhen edhe per 8 ore dhe pagat e tyre te merren rregullisht.

Top Channel