Ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar ka deklaruar se Maqedonia i ka përmbushur kushtet për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Sipas Zhbogar, Maqedonia ka arritur progres në realizimin e reformave, gjë që u vlerësua edhe nga vetë Komisionit Evropian.

Por ndryshe e mendon Belgjika, e cila vlerëson se Maqedonia nuk mund të fillojë negociatat për anëtarësim, pa zgjidhur më parë kontestin e emrit me Greqinë.

Qëndrimi i Brukselit është paraqitur nga ambasadori belg në BE, Jan de Rujt, i cili ka prezantuar programin e presidencës belge të BE, që nis më 1 korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA