Tiranë, abuzimet në hipotekë, 2 në pranga

10/06/2010 22:05

Hetimet policore për abuzimet në hipotekën e Tiranës çuan në pranga dy persona si dhe ndjekjen penale në gjëndje të lirë për një tjetër.

Operacioni i ndërmarrë nga njësia e Task Forcës së Tiranës prangosi shtetasit Shkëlqim Levanaj dhe Orion Kolezi, të cilët dyshohet se kanë kryer rolin e sekserëve duke përfituar një shumë prej 500 mijë lekësh ndaj një qytetari i cili ka kryer edhe denoncimin.

Gjithashtu në hetim në gjendje të lirë është edhe zv/regjistruesi i Hipotekës, Altin Spaho i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Top Channel