Siguria, Kamerun anulon vizitën në jug të Afganistanit

10/06/2010 23:00

Kryeministri britanik Devid Kamerun ka anuluar vizitën e tij në jug të Afganistanit, për t’u takuar me kontigjentin britanik të cilët ndodhen në mision atje.

Në një sqarim për publikun bashkëpunëtorët e kreut të qeverisë britanike, njoftuan se anulimi i vizitës së parashikuar për ditën e enjte, u bë për shkak të kushteve të sigurisë ku nga informacionet e marra prej shërbimeve sekrete pas përgjimit të një telefonate, mundësia e atentateve terroriste ishte e lartë.

Kamerun kishte parashikuar një vizitë në jug të Afganistanit për të vizituar trupat britanike në mision atje. Në vizitën e tij të parë në Kabul që nga zgjedhja e tij si kryeministër, u takua me presidentin afgan, Hamid Karzai.

Top Channel