Rama vijon turin: Kompromis për transparencë

10/06/2010 15:25

Edi Rama vijon turin në rrethe, për të sqaruar bazën e partisë pas mbylljes së grevës së urisë.

Në Vlorë zoti Rama tha se socialistët duhet të jenë krenarë, sepse sot bilanci është më shumë se pozitiv: cështja e transparencës është shtruar për diskutim edhe me partnerët ndërkombëtarë. Kjo sipas zotit Rama, do të thotë që nuk ka më kthim mbrapa.

“Ne do të shkojmë përpara dhe nuk do të ndalemi derisa transparenca të garantohet”, tha Rama.

Në Fier zoti Rama akuzoi kryeministrin se po kërkon të fitojë kohë, duke përuruar për të disatën herë të njëjtat objekte dhe duke thënë se Shqipëria po jeton në një mrekulli ekonomike.

“Se në c’mrekulli ekonomike jetojne sot shqiptaret nuk ka nevoje per te degjuar Berishen po mjafton të shikojme te ardhurat qe hyjne ne xhepin e tyre dhe cfarë nxjerrin. Sot nxjerrin më shumë para se më parë dhe janë më të papunë se më parë”, u shpreh Rama.

Qëndrimi i socialistëve ndaj qeverisë përkthehet edhe në sloganin që shoqëron zotin Rama në turin e fundit të tij: slogani i dikurshëm “Hap kutitë dhe largohu” është modifikuar tani në “Hap kutitë, liro vizat dhe cliro ekonominë”.

Top Channel