NATO, Rasmussen: Të hiqet dhjami dhe jo muskujt

10/06/2010 18:15

“Të hiqet dhjami dhe jo muskujt”. Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i NATO-s për partnerët e Aleancës gjatë rekomandimit të pakësimit të kostove.

Shkurtimet, thotë Anders Fogh Rasmussen, nuk duhet të prekin “aftësinë e përgjigjes ushtarake të strukturës së Aleancës dhe sakrifikojnë sigurinë”.

Organizata ka riplanifikuar defiçitin e 2009-ës prej 640 milionë dollarësh dhe ka realizuar kursime prej 1.5 miliardë dollarësh.

Vendimi për shkurtimet do të merret më 14 tetor.

Top Channel