
Komandanti i trupave të NATO-s në Afganistan ka deklaruar se operacioni ushtarak për të dëbuar talebanët nga Kandahari do të jetë më i ngadaltë nga sa parashikohet.
Gjenerali Stanley McChrystal ka sqaruar se operacioni do të ecë me ngadalë në mënyrë që të sigurohet mbështetja e popullsisë lokale.
“Mendoj se do të duhen disa muaj për të dhënë rezultat”, ka deklaruar McChrystarl për mediat.
Ndërkohë, autoritetet afgane po punojnë për të verifikuar nëse janë të vërteta lajmet se talebanët kanë vrarë një djalë 7 vjecar për spiunazh.
Presidenti afgan Hamid Karzai ka deklaruar se nëse lajmi në fjalë është i vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me krimin më cnjerëzor në botë.
“Një djalë 7 vjecar nuk mund të jetë një spiun. Ai mund të bëjë gjithcka, por jo spiunin. Varja apo vrasja e tij është një krim kundër njerëzimit”, ka deklaruar Karzai.
Top Channel