Liberalizimi i vizave, reagon Fyle

10/06/2010 20:15

Për çështjen e liberalizimit të vizave ka reaguar pasditen e sotme edhe komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle. Ai tha se shpresonte në gjetjen e një zgjidhjeje politike përpara vendimit të Parlamentit Evropian.

“Propozimi i komisionit përcakton të dy vendet dhe varet nga vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian që të adresojnë çështjet komplekse politike në mënyrë që këto vendime të mos hyjnë në vakum dhe besoj se ju e vlerësoni korrektësinë time politike për t’iu drejtuar në mënyrën e duhur çështjes që ju pyetët në lidhje më ngërçin politik në Shqipëri”, tha Fyle.

“Ne po punojmë fortë për të ndihmuar PE-në dhe veçanërisht liderët e dy grupimeve kryesore të familjes europiane, në krijimin e një kuadri për gjetjen e kompromisit për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri. Kam shpresa se do të arrijmë në një zgjidhje pasi ekziston vullneti për kompromis nga të dyja palët përpara se vendimi të merret ne PE dhe KE mbi regjimin e vizave. Shpresoj vërtetë shumë që nuk do të lindë nevoja se kjo do të pengohej nga ndonjë lidhje që çdokush mund të bëjë mes situatës politike dhe vendimit për regjimin e lirë të vizave”, është shprehur Fyle.

Top Channel