Irani, Rusia ngrin shitjen e raketave

10/06/2010 12:00

Rusia ka vendosur të ngrijë kontratën e shitjes së raketave të tipit “S-300” Iranit, pas miratimit të sanksioneve nga Këshilli i Sigurimit.

Lajmin e bën të ditur agjencia ruse “Interfax”, e cila iu referohet burimeve zyrtare të besueshme.

“S-300” janë raketa tokë-ajër, në gjëndje të lokalizojnë dhe shkatërrojnë raketa të tjera ose avionë armiq deri në 150 kilometra distancë.

Ditën e djeshme Këshilli i Sigurimit votoi me 12 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim për aplikimin e sanksioneve të reja ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.

Top Channel