Hapësirë, shpërthen raketa koreano-jugore

10/06/2010 13:30

Një raketë koreano-jugore ka shpërthyer vetëm pak momente pasi është ngritur në ajër, duke i dhënë fund kështu shpresave të Seulit për të zhvilluar industrinë hapësirore.

Raketa ka shpërthyer 137 sekonda pasi u ngrit në ajër, ka bërë të ditur ministri koreano-jugor i Shkencës, Ahn Byong Man.

Raketa u nis nga qendra hapësirore e Goheungut, por kontaktet me të u ndërprenë pasi ajo kishte arritur lartësinë e 70 kilometrave.

“Duke parë përmes kamerës së instaluar tek maja e raketës, “KSLV-1” ka shpërthyer në fluturim, gjatë fazës së parë të ndezjes”, ka deklaruar ministri Ahn.

Edhe pamjet e transmetuara në televizionet koreano-jugore treguan momentet e fundit të raketës, pjesa e mbetur e të cilës po rrëzohej në det.

Top Channel