Durrës, perkujtohet “martiri i demokracise”

10/06/2010 11:35

Eshtë përkujtuar në Durrës 20-vjetori i vrasjes se “Martirit te Demokracise” Myfit Nexhipi, i cili dha jeten në mbrojtje të idealeve të demokracisë që sapo po lindte në Shqiperinë e vitit 1990.

Vrasja e tij sherbeu si nje nxitje per nje revolte masive kunder diktatures. Aktiviteti ne kujtim te tij u organizua nga PDI dhe Shoqata “Cameria” ne Pallatin e Kultures se qytetit bregdetar.

Pervec medaljes “Martir i Demokracise” te akorduar ne vitin 1995, 15 vjet me vone atij i akordohet edhe titulli “Qytetar Nderi” i bashkise se Sukthit, ndersa nje rruge ne kete bashki do te mbaje emrin e tij.

Titulli iu dorezua familjareve nga kryetari i kesaj bashkie Yrjan Hasani. Me kete rast u shfaq edhe nje dokumentar per jeten dhe vepren e Nexhipit, ndersa shoke dhe te aferm te tij sollen kujtime nga ditet e fundit te jetes se tij.

Top Channel